Futbollisti shqiptar pëson atak kardiak gjatë ndeshjes

Futbollisti Alban Rexhepi ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshje futbolli.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën, pasi ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjhershmë. Rexhepi nuk është ndjerë mirë në sfidën mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit në Ligën e Parë kosovare, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2.

26-vjeçarit do i duhet t'i nënshtrohet një operacion në zemër.

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Rexhepi është vizituar nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i ka qëndruar pranë futbollistit në këto momente të vështira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃