[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Shtatzënia po mbaron dhe duhet shumë pak, që Georgina Rodriguez të sjellë në jetë binjakët e saj, që ka nga lidhja me Cristiano Ronaldon. Modelja është në pritje të një djali dhe një vajzë, duke zgjeruar kështu familjen tashmë të madhe të CR7.

E veshur gjithmonë me shumë stil dhe e mësuar me një jetë ekstra luksoze, Rodriguez, e cila është një personazh i famshëm në Spanjë, merr një “rrogë” të majme dhe shumë të endërruar nga futbollisti, për menaxhimin e fëmijëve të saj, një shifër që arrin rreth 100 mijë euro në muaj. Sipas revistës El National, e cila prej muajsh bën llogaritë e familjes së Ronaldos, shuma bujare që modelja disponon çdo muaj nga 50 deri në 100 mijë euro në bazë të shpenzimeve personale dhe të fëmijëve. Tani që familja po zgjerohet sërish, çeku do të rritet më shumë. Por Georgina Rodriguez nuk është vetëm e dashura e Ronaldos.

Ajo përsërit herë pas here se atë që ka në bankë e ka fituar. Në fund të fundit, postimet e saj me influencë vlerësohen me mijëra euro, intervistat janë gjithmonë shumë të paguara, marka e saj nuk paguan pak, gjithashtu ajo fiton shumë edhe nga serialet dhe projektet reklamuese.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃