Gjyqi i Johnny Depp me ish-gruan/ Ironia e Ermal Mamaqit: Fiton Kastro Zizo apo Olta Gixhari?

Teksa çështja Johnny Depp-Ambear Heard ka qenë kryefjalë e mediave botërore prej ditësh, Ermal Mamaqi ka dashur ta veshë me disa nota humori.

Aktori ka shpërndarë në Instagram foton e Johnnyt dhe Amber nga Gjykata teksa i ka krahasuar me Kastro Ziton dhe Olta Gixharin. Jo se mes tyre ka ndonjë problem, por për shkak të ngjashmërisë që kanë me dyshen e njohur hollivudiane. “Kush e fiton gjyqin miq, Kastro Zizo apo Olta Gixhari?”- ka shkruar ai duke marrë komente të shumta nga ndjekësit.

Kastro dhe Olta dikur kanë bërë bujë me skenat erotike që kanë luajtur në filma. Tashmë ata nuk janë shumë aktivë në ekran. Olta prej kohësh është shpëngulur në Spanjë ku jeton me partnerin dhe djalin kurse Kastro përveç pjesëmarrjes në disa Festivale ka qenë i rezervuar me daljet e tij këto vitet e fundit.

Ashtu si ata edhe Ermali prej kohësh është larg ekranit ndonëse vazhdon t’i bëjë për të qeshur njerëzit në rrjetet sociale. Ermali gjatë kësaj periudhe i është përkushtuar kinematografisë, si producent dhe aktor, teksa pas “Xing me Ermalin” nuk ka sjellë më asnjë emision. Ai ka deklaruar se nuk dëshiron më të kthehet si prezantues.

Sa i përket çështjes Heard-Depp, ky i fundit ka paditur ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo gënjeu kur e akuzoi atë se e kishte abuzuar fizikisht. Amber i është kundërpërgjigjur me një padi prej 100 milionë dollarësh për shpifje, duke pretenduar se ai ka koordinuar një fushatë shpifjeje kundër saj.

VIJON…LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMA PLUS.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃