Gripi i shpendëve vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë pasi sot është konfirmuar prania e tij edhe në Shkodër. Ka qenë prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni ajo që ka dhënë lajmin e pranisë së gripit të shpendëve në një fermë private. Mësohet se në zonën e Dajçit janë infektuar me gripin e shpendëve 70 pula të cilat janë groposur nga autoritetet më pas. Gjithashtu është karantinuar zona deri në një distancë 10 km për dezinfektimin.

Kujtojmë se më 19 mars u konfirmua prania e gripit të shpendëve dhe deri më tani thuhet se mbi 1 milion pula kanë ngordhur. Zyrtarisht gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Lushnje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃