Një bandë hajdutësh ka grabitur rreth 1600 kilogaramë djathë me vlerë 22.000 dollarë në një fermë në Fijnaar Holandë. Pothuajse i gjithë djathi nga magazinimi i fermës u mor dhe kjo e ka kthyer fermën rreth gjashtë muaj prapa në të ardhura, tha fermeri i fermës së qumështit. Duke folur për mediat Omroep Brabant, Theo Dekker, kryetar i organizatës së fermerëve të qumështit tha:

Ne do të kemi nevojë për siguri më të mirë për djathrat tanë tani e tutje. Kjo nuk është thjesht një vjedhje e thjeshtë, është krim i organizuar.

Hajdutët zakonisht vizitojnë dyqanin e fermave disa ditë më parë për të parë vendin, në mënyrë që ata të dinë saktësisht se çfarë të marrin.

Ne kemi pasur raporte për djathëra që kanë përfunduar në Rusi, ku asnjë bulmetor holandez nuk mund të shesë për shkak të sanksioneve ekonomike. Djathërat e vjedhur mbajnë një kod unik që do të thotë se nuk ka gjasa të shiten në Holandë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh në këtë zonë. Fermerët e djathit ranë pre e disa vjedhjeve të djathi disa vite më parë dhe grabitja e kësaj jave mund të jetë një shenjë e gjërave që do të vijnë.

Dekker tha se organizata e tij po vëzhgonte gjithashtu shitësit e djathit në internet.

Burimi:timesnownews Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃