Një grua izraelite është dënuar me vdekje në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi policia i gjeti kokainë në banesë.

Gruaja, e identifikuar si Fidaa Kiwan, thuhet se është arrestuar në mars të vitit 2021, pak pasi mbërriti në vend.

Policia dyshohet se ka gjetur më shumë se gjysmë kilogram kokainë gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçares. Megjithatë, Kiwan tha se droga nuk i përkiste asaj.

Kiwan me origjinë nga Haifa, Izrael ka një studio fotografike. Ajo mbërriti në Dubai vitin e kaluar, pasi ishte ftuar për të punuar nga një person të njohur për të nga Palestina.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje të rrepta dhe çdo gjë e “shthurur” mund të dënohet me gjobë të majme ose dënim me burg.

Burimi: www.unilad.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃