PANORAMA PLUS/ Opinionistja e “Big Brother Vip 1”, Balina Bodinaku ka qenë shumë e komentuar për debatet e forta që ka pasur me disa nga banorët. Ajo ka folur rreth eksperiencës së saj në reality-show dhe situatës së pazakontë në transmetim live, ku këngëtarja Fifi humbi ndjenjat gjatë debatit me të.

balina-bpdinaku

Në lidhje me situatën kur Fifit, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ajo tregoi se ka qenë një moment më i vështirë për të nga sa është reflektuar në ekran. Ajo shtoi se në momente të caktuara ka reflektuar nëse ka qenë ajo shkak i gjendjes ë Fifit atë mbrëmje.

 “Më e komentuara nga të gjitha është situata me Fifin, sepse ishte një situatë shumë më delikate sepse kapërcente lojën. Kapërcente komentet dhe situatat sado të vështira që mund të krijoheshin për hir të lojës sepse përfshihej një kondicion fizik, përfshihej shëndeti. Bëhej fjalë për shëndetin e një personi, kështu që ishte një situatë e vështirë… edhe më e vështirë nga ç’është reflektuar në ekran.

Isha në debat direkt me të kur kjo gjë ndodhi dhe ishte e paevitueshme që të pyesja veten ose ta vija edhe në dyshim në momente të caktuara nëse kisha thënë diçka më shumë apo mos isha bërë unë shkak i asaj situate. Por, ok kaloi… gjithçka ka qenë transparente ka ndodhur direkt.”– u shpreh Bodinaku.

LEXO LAJMIN E PLOTË TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃