PANORAMA PLUS/ Këngëtarja e njohur shqiptare, Rosela Gjylbegu ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale këngën përfaqësuese të Malit të Zi në “Eurovision 2022” teksa ka shënjestruar organizatorët e “Festivalit të Këngës” në vendin tonë.

Capture

Në një status në Facebook, Rosela flet me superlativa për projektin e artistes të vendit fqinj, Vladana, duke thënë se në Shqipëri ata që vendosin për këtë punë janë të paaftë e me një vesh muzikor të lodhur.

Në statusin e saj këngëtarja shkruan se ‘këta njerëz’ me artin bëjnë pazare. E pyetur në sektorin e komenteve nga një ndjekëse se përse nuk ka qenë prezent në skenën e madhe të festivalit, Rosela shkruan se nuk mund të sakrifionte dhe harxhonte energji kur është zgjedhur një vit më parë se kush do të fitonte.

Këtë vit Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” nga Ronela Hajati me këngën “Sekreti”.

Postimi i plotë i Roselës :

“Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për ti dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse…

-rezultati është ky

p.s

Por s’eshte rastin jonë kuptohet…

SEPSE – si gjithmon ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pas fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s’na e kalon kush…

S’kam asgjë personale, e di që s’do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush…

Vec kur shkëlqejnë nëpër botë e kujtohen për ta fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre…

Nejsee..

Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi…”. 

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃