PanoramaPlus/ Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen e saj të 29-të dhe nuk ka munguar urimi i bashkëshortit të saj Bes Kallakut.

Ashtu si çdo vit, këngëtarja ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku. Ai ia uroi ditëlindjen këngëtaes përmes një postimi në rrjetet sociale, ku vëmendjen më të madhe e mori mbishkrimi krahas fotos.

“Urime Ditëlindjen “mama”! Qoftë buzëqeshja jote e shndritshme si dielli n’Pranverë. (Edhe tani që po shoh foton, qenke veshur si Donaldi në finale 😂😂😂)”- shkroi aktori i humorit në foton e publikuar ku duket ai, Xhensila dhe vajza e tyre Ajka.

Urimi i tij i veçantë shkaktoi shumë të qeshura, ku ndjekësit e tij nuk ngurruan të linin komente në postim.

Batuta e tij lidhet me veshjen e akotrit të humorit Donald Veshaj në finalen e “Big Brother Vip.”. Ai u shfaq me një kostum; xhaketë dhe pantallona oversize, në ngjyrë gri. Veshjen e kombinoi me nëj palë atlete dhe një kapele.

Por, veshja e tij u komentua dhe më herët në rrjet, nga një postim i ish-të dashurës së tij Beatrix Ramosaj. Ajo u shfaq e veshur me një xhaketë shumë të ngjashme dhe me të njejtën ngjyrë si ajo e aktorit në natën  finale të BBV.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃