Johnny Deep kapet duke skicuar portretin e një gruaje dhe sallën e gjyqit, shkrihen së qeshuri me avokatin e tij

Çështja gjyqësore mes Amber Heard-it dhe Johnny Depp-it, nuk ka marrë ende fund, teksa martesa e tyre ka mbaruar më shumë se 6 vite më parë por problemet për dyshen nuk kanë të sosur. Pas fotos ku tregonte ngjarjen që Heard i ka prere gishtin, Johnny Depp është parë duke u shkrirë së qeshuri gjatë seancës së tij të ashpër për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.

Ai është kapur duke vizatuar portrete e duke qeshur me të madhe. Sipas mediave të huaja, 58-vjeçari Deep, aktori më i dashur dhe më i njohur në të gjithë botën, i “Pirates of the Caribbean”, u kap të martën duke ia kaluar skicën e improvizuar të sallës së gjyqit avokatit të tij, Benjamin Chew, në ditën e nëntë të gjyqit në Fairfax, Virxhinia.

Vizatimi tjetër i Deep duket se tregon portretin e një gruaje, megjithëse mbetet e paqartë për momentin. Në video, avokati i Depp-it nxjerr syzet e tij për të parë më nga afër vizatimin e aktorit ndërsa Deep i pëshpërit në vesh të ulur pranë njëri-tjetrit. Pasi pa vizatimin e Deep, avokati i aktorit tund kokën në shenjë miratimi dhe mban dorën në zemër duke qeshur. A i përket portreti i vizatuar nga ai, ish-gruas Amber Heard?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃