Johnny Depp: Jam viktimë e dhunës nga ish-gruaja

Johnny Depp është një aktor i njohur, personazh publik mjaft i preferuar i cili ka luajtur rolin e kryesor në filmin Piratët e Karaibeve, Pirates of the Caribbean. Ndonëse një figurë e dashur për publikun, Deep ka 6 vite që po përballet me drejtësinë për shkak se akuzohet nga ish-gruaja e tij për dhunë. Martesa e Depp me Amber Heard ka mbaruar më shumë se 6 vite më parë por problemet për dyshen nuk kanë të mbaruar.

Mësohet se Johnny Depp ka mbyllur dëshminë e tij në çështjen gjyqësore ndaj ish-partneres Amber Heard, duke thënë se ai ka qenë viktimë e dhunës në familje. Depp ka bërë padi në gjykatë ndaj ish-bashkëshortes së tij për shpifje, pas akuzave të kësaj të fundit për dhunë në familje, duke i kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit në shumën e 50 milionë dollarëve.

Aktori Johnny Depp

Unë jam viktimë e dhunës në familje, nuk e kam lënduar kurrë Amber. Doja ta qetësoja dhe t’i thoja se nuk ia kisha me të hedhur. Nuk u qetësua dhe situata u përshkallëzua në çmenduri, kaos dhe dhunë. Ishte si e pushtuar. Unë doja të largohesha nga konflikti, por ajo vazhdonte duke më ofenduar rëndë. Ishim në një shtëpi të madhe në Australi dhe unë jam kyçur në 9 dhoma gjatë asaj dite, sepse sherri vazhdoi gjatë gjithë ditës. Ajo i binte dyerve me grusht, donte konfrontim fizik. Një moment, kur ishte larguar nga dera, unë dola dhe shkova te bari. Mora një shishe vodka dhe piva disa gota, hera e parë që pija alkool pas shumë vitesh. Kur më pa, nisi të më bërtiste pse nisa të pija prapë. Kapi shishen e vodkës dhe ma hodhi. Më kaloi shumë pranë kokës. Unë qëndrova i qetë dhe mbusha një gotë tjetër nga një shishe tjetër. E mori edhe atë shishe dhe ma hodhi mua. Unë u struka pas barit, por shishja më kapi në dorë. Në fillim nuk ndjeva fare dhembje, por si nxehtësi. Kur pashë dorën, maja e gishtit më kishte ikur dhe unë shikoja vetëm kockën. Aty e humba fare dhe mbaj mend që shkruaja me gjakun e gishtit nëpër mure të gjitha gënjeshtrat që ajo më kishte thënë.

Në se ancën e kaluar avokatët e Amber Heard kanë publikuar mesazhet që Johnny Depp i ka dërguar shokut të tij, aktorit britanik Paul Bettany. Avokati i Heard ka lexuar disa nga mesazhet, që datojnë në vitin 2013. Në njërin prej tyre lexohet: “Le ta djegim Amberin!!! Ta mbysim përpara se ta djegim!!! Do ta përdhunoj kufomën pastaj”. Johhny Depp pranoi se i ka shkruar mesazhe të tilla, teksa tregoi me detaje në sallën e gjyqit sherrin që pati me Amber Heard në mars të vitit 2015, që përfundoi me prerjen e gishtit të aktorit të famshëm. 58-vjeçari, i cili në atë kohë ndodhej në Australi për xhirimin e filmit “Piratët e Karaibeve”, kujton se ish-gruaja e tij ishte e inatosur për faktin sepse kishte takuar avokatët për një marrëveshje pasmartesore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃