PANORAMAPLUS.al/ Çdo ditë e më shumë Ardian Bujupi dhe Sabrine Khan po shfaqen në rrjetet sociale me njëri-tjetrin duke i bërë të gjithë të mendojnë se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

Balerina e njohur në Gjermani ka publikuar së fundmi në TikTok një sërë videosh me Ardianin ku shihen në shtëpi. Ata shihen në kënde dhe momente të ndryshme, shumë të afërt si gjithmonë. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se ata mund të kenë nisur bashkëjetesën.

Sabrihne Kahn

Megjithatë, vetë protagonistët e mohojnë diçka të tillë. Një komentues pyet: “Pse janë ata kaq shpesh së bashku? Ka diçka këtu…” ky koment ka marrë vëmendjen e Sabrine e cila i ka kthyer një përgjigje duke shkruar se janë thjesht shokë të ngushtë. “Sepse ai është shoku im i ngushtë dhe ne jemi në kontakt”.

Nuk dihet nëse ata janë vërtetë shokë të ngushtë apo kanë vendosur të mohojnë lidhjen siç bëjnë zakonisht personazhet publike. Por me siguri mund të themi se janë kudo bashkë.

Dyshimet për lidhjen me Jasmin Kadriun

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” është protagoniste në këngën e re të Ardianit, “Tranova” dhe ende pa u publikuar kënga ka patur aludime se përveç bashkëpunimit mes dyshes ka diçka më shumë. Por këngëtari është kujdesur që gjithmonë t’i mohojë këto zëra duke thënë se nuk është i lidhur me Jasminën.

Ndryshe nga ai Jasmina në intervista të ndryshme nuk ka dashur të pohojë ose mohojë duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private. Para se të publikohej kënga ajo udhëtoi drejt Gjermanisë ku u takua me Ardianin, gjë që nxiti shumë dyshime. Por i shpejt ka qenë reagimi i Ardianit që ka thënë se Jasmina është thjesht protagoniste në klip dhe asgjë më shumë.

Marrëdhënia e komplikuar me Sabrine

Dyshimet për një lidhjes mes tyre kanë nisur po ashtu nga një këngë, “Modela” që u publikua në  2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Dyshja nisi të shoqërohej bashkë dhe ishin thuajse të pandarë.

Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artisti tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohen historia e dashurisë me “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

Por, krejt papritur disa muaj më parë, Ardiani u shfaq sërish me Sabrine.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃