PANORAMAPLUS/ Mbrëmjen e së enjtes, familja më e famshme në “Hollywood”, janë shfaqur në tapetin e kuq gjatë premierës së serialit të tyre të sukesshëm ‘The Kardashians’ në ‘Hulu’. Paraqitja e tyre ishte e mrekullueshme ku të gjitha dukeshin të kuruara deri në detaj. Mirëpo ajo që rrëmbeu më shumë vëmendjen e të gjithëve ishte fustani i Khloe Kardashian i cili ishte i punuar nga stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti.

Këtë gjë Valdrini e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ku tregon yllin e “KUWTK” duke pozuar në tapetin e kuq dhe krahas saj shkruan : “Mirëmëngjes, faleminderit @khloekardashian që je pjesë e #VSLOVER”.

Kjo nuk është hera e parë që stilisti i ka rënë në sy yjeve më të famshëm botërorë me fustanet e tij të mrekullueshme. Sahiti ka veshur më parë personazhe si , Kylie Jenner, Beyonce, Nicky Minaj, Cardi B dhe shumë të tjerë.

  

© Panorama.al

Te lidhura


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃