“Kisha momente intime dhe pse isha i martuar”, Frederik Ndoci flet për Sesilia Plasarin dhe tregon nëse pati diçka më shumë se flirt

PANORAMA PLUS/ Frederik Ndoci i ka të pakta daljet televizive, por gjithmonë të shoqëruara me deklarata të forta e të pathëna të shumta. 

Në intervistën e fundit, ai ka folur gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën personale, duke bërë rrëfime për ish-bashkëshorten lezbike, varësinë e vajzës ndaj drogës e mes të tjerash edhe për Sesilia Plasarin.  Frederiku dhe Sesilia luajtën krah njëri-tjetrit në filmin ‘Edhe kështu, edhe ashtu’, përkatësisht me rolin e Andit dhe Almës.

Kohë më parë, këngëtari ka thënë në një intervistë për “Panorama” se asokohe ishte dashuruar me të por nuk mori guximin t’ia thoshte. Madje ka deklaruar edhe se mes tyre ka patur një flirt në sheshxhirim.

“Kisha vite që nuk e ndjeja veten aq të lumtur, kështu që kërkoja lumturinë e plote. Mua, të them të drejtën, më shijoi shumë që në provën e parë, por që na u desh ta përsërisnim pothuajse aq shumë herë sa nuk mbaj mend sa kohë na mbeste bosh pa e përsëritur. Unë për vete fillova të ndjej sinqerisht diçka që më drithëronte, por ngaqë isha i martuar me ish-njëshin, me urdhër partie, nuk kisha shumë guxim të mos çaja kokën nga pasojat që do më sillte partia nëse do guxoja”, – ka deklaruar ai.

Në “Glamour Zone”, Frederiku deklaroi se mes tyre kishte, flirt, kimi dhe jo vetëm, ndonëse ka qenë i martuar në atë periudhë. Këngëtari tha se gjatë xhirimeve të filmit ata kanë patur dhe 2 skena me puthje të cilat më pas nuk u transmetuan në film.

“Unë vetëm se thashë atë gjë njerëzit filluan të shohin filmin mos do kapin ndonjë detaj. Ishte vajzë për tu admiruar, shumë e bukur dhe e zgjuar. Se unë kam goditur vajzat e zgjuara se të bukura ka plot. Kishim ca skena me puthje, edhe në fillim të filmit edhe në mes, por duhej ta bënim shumë organike. Duke i provuar për qejf, për të parë a dukemi mirë te kamera… Edhe pastaj më duket se punoi kimia, edhe shyqyr na ikën dritat atë natë.”- kujtoi ai.

I pyetur nëse mes tyre ka patur vetë flirt apo lidhje, Frederiku u shpreh se pavarësisht të gjithave ata ishin me këmbë në tokë dhe mes tyre nuk pati asgjë më shumë. Tani ai tha se ata janë vetëm kujtime dhe jo kthim pas.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃