“Kur një person s’është i duhuri…”- Madonna dhe i dashuri i saj 35 vite më i vogël ndahen pas katër vitesh lidhje! Si mori fund romanca e tyre

Madonna është ndarë nga i dashuri i saj Ahlamalik Williams, pas një lidhje katër vjeçare.

madonna5

Mbretëresha e popit u njoh me balerinin 28-vjeçar në vitin 2015, por rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

Lajmet vijnë pas këngëtarja u pa nën shoqërinë e një burri misterioz ditët e fundit.

“Karma thotë: Kur një person nuk është i duhuri në jetën tuaj Zoti do ta përdorë vazhdimisht për të të lënduar derisa të bëheni aq i fortë sa ta lini të shkojë”, shkroi 63-vjeçarja në një postim në Instagram, që mendohet se i adresohet ndarjes nga balerini.

madonna1

Raportohet se diferenca e tyre prej 35 vitesh nuk ishte shkaku i fundit të romancës së tyre. Mësohet se ata janë ndarë gjatë periudhës së izolimit.

“Ka shumë dashuri mes tyre, por tani për tani kanë vendosur të ndahen”, tha një burim për The Sun.

Ndërkohë këngëtarja është fotografuar në krahët e një burri misterioz në Beverly Hills.

madonna

Romanca e saj me Ahlamalik u bë publike për herë të parë në vitin 2019, pasi u shfaqën së bashku në Instagramin e këngëtares.

Babai i balerinit, Drue Williams, gjithashtu konfirmoi lidhjen e tyre në 2019. Ai tha për TMZ se djali i tij kishte më shumë se një vit në lidhje me Madonën.

“Dashuria nuk ka moshë”, tha babai i tij, i cili është dy vjet më i vogël se Madonna. “Djali im po jeton ‘la vida loca’, dhe unë jam i lumtur për të.”

madonna2

Ata u takuan kur Williams kërceu në turneun e saj “Rebel Heart” në vitin 2015.

“Kanë ende një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Kaluan muaj së bashku në turne dhe gjatë izolimit, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Të dy po punojnë në projektet e tyre, ishte e vështirë ta mbanin romancën ndezur”, u shpreh burimi.

madonna3

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃