Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatë në mënyrë që t’i rikthehen pasuritë e sekuestruara. Koka ka kërkuar t’i rikthehet kantina e pijeve alkoolike. Ai rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve.

Pak ditë më parë, Gjykata refuzoi edhe kërkesën e tij për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Rikujtojmë se Koka ishte një nga ‘kokat e prera’ nga Rilindja që u ‘bë kurban’ për të treguar që drejtësiannë vend funksionon. Ai la mandatin e tij nën siglën e PS në mënyrë të dyshimtë pak ditë para finalizimit të nisjes së seancës së parë të Kuvendit pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃