Që nga mëngjesi i 24 shkurtit e deri më tani, Rusia ka shkaktuar humbje të mëdha të ukrainasve, ndërsa ka shkatërruar disa qytete të Ukrainës.

Ramzan Kadyrov, lideri i republikës ruse të Çeçenisë, ka dalë në krah të Putin që në ditën e parë të luftës, teksa është i vendosur në fitoren e tyre dhe marrjen nën kontroll të Kievit nga forcat ruse.

Kadyrov ka deklaruar se do të ketë një ofensivë nga ushtria ruse dhe kjo jo vetëm në portin e rrethuar të Mariupolit, por edhe në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Ramzan Kadyrov, lideri i republikës ruse të Çeçenisë:

Do të ketë një ofensivë… jo vetëm në Mariupol, por edhe në vende të tjera, qytete dhe fshatra. Luhansk dhe Donetsk do t’i çlirojmë plotësisht në radhë të parë… dhe më pas do të marrim Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera. Unë ju siguroj: Asnjë hap nuk do të hidhet pas.

Kadyrov, shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari këmbësor” i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa është akuzuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave. Mirëpo këto akuza lideri i republikës ruse të Çeçenisë i ka rrëzuar në tokë duke i mohuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃