Maluma ka publikuar një foto me të dashurën e tij Susana Gómez dhe jo të gjithë mund ta kenë vënë re.

Artisti kolumbian, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis, ndodhet aktualisht në Spanjë ku po zhvillon koncerte për turin e tij “Papi Juancho”. Ai ka gjetur kohën të vizitojë një fermë kuajsh në Seville prej nga ku ka ndarë 5 foto në Instagram. Artisti shihet mes kuajve teksa luan me ta.

Por, në foton e fundit krah tij është edhe Susan. Ata janë të dy me kurriz nga kamera teksa përkëdhelin kuajt. Sigurisht shumë njerëz e kanë parë foton dhe kanë vërshuar në sektorin e komenteve me fjalë pozitive për çiftin.

Maluma e ka marrë Suzan edhe në disa prej koncerteve të tij. Në Shqipëri ajo nuk ishte, ndoshta edhe për shkak se kolumbiani qëndroi pak kohë, por në Greqinë fqinje po. Ata janë fotografuar bashkë në Athinë, teksa shëtisnin në kryeqytetin grek të kapur përdore. Ndonëse me maska, kapele e syze, sërish nuk u kanë shpëtuar fotografëve dhe fotot e tyre kanë mbushur rrjetet sociale.

Për të dashurën e Malumës ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.

Pak dihet për 28-vjeçaren që i ka marrë zemrën Malumës. Ndërsa ky i fundit gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit.

Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.

Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.

Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetëthjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃