‘Maskat’ lidhin me rrip në qafë gruan, e dhunojnë për vetëm 100 euro!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kalithea të Greqisë. Persona të maskuar kanë dhunuar një grua në shtëpinë e saj. Hajdutët ishin shkuar për të vjedhur në apartamentin e gruas, teksa ajo nuk ndodhej në shtëpi.

Pasi kthehet shikon që persona të paidentifikuar dhe të maskuar kishin hyrë për të grabitur banesën e saj. Në momentin që ajo futet në shtëpi, hajdutët e lidhin me rrip në qafë dhe e dhunojnë barbarisht.

Pas dhunës së ushtruar ndaj gruas, hajdutët kanë kontrolluar të pa shqetësuar apartamentin e kanë arritur të marrin 100 euro. Autorët më pas janë zhdukur. Gruaja ka qëndruar e shtrirë ne dysheme për disa orë deri në momentin që ka mbërritur ambulanca dhe policia.

Sipas mediave greke, policia u njoftua nga familja e saj e cila ka qenë e shqetësuar pasi ajo nuk përgjigjej në telefon. Një patrullë policie e cila shkoi në vendngjarje ka gjetur gruan me rrip në qafë dhe me shenja në duar nga dhuna e ushtruar nga grabitësit. Autoritete greke kanë nisur hetimet dhe pritet kapja e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃