PANORAMA PLUS/ Eriselda Shllaku ka qenë një figurë mjaft e njohur për ekranin shqiptar kryesisht si aktore humori, moderatore dhe modele. Pas një shkëputje, ajo u rikthye në vitin 2018 në ekran me emisionin e humorit “Al Pazar” ku me sa duket nuk ka pasur një eksperiencë të mirë.

Gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme, aktorja deklaruar se Agron Llakaj e ka ftuar të jetë pjesë e emisionit të tij, duke shtuar se është ndierë “e privilegjuar”.

Megjithatë, ajo zbuloi se aktori e ka larguar atë nga puna pa asnjë lajmërim. Kur u pyet se cila ishte arsyeja e këtij vendimi nga ana e tij, Shllaku tha se ishte “për mungesë fondesh.”

“Fillimisht kam qenë në “Al Pazar”, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më ka ardhur një ftesë nga Agron Llakaj, e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore ka qenë ashtu… edhe një vendim po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenarë vetë.

Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, që vazhdoi edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti pretekstin. Por në momentin kur erdhi përballja që unë doja të dija arsyen, për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua”– tha ajo në “Abc News.”

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃