PANORAMA PLUS/ Një nga trekëndëshat më të komentuar kohët e fundit në Për’Puthen është ai mes tre konkurrentëve, Rrushe Zyba, Astrit Osmanaj dhe Alesja Hoxha. Këta të fundit kanë pasur një përballje sonte në Prime, ku kanë hedhur akuza të rënda për njëri-tjetrin.

Astriti u bë shkak i krisjes së miqësisë mes Rrushes dhe Alesjas, dhe kjo e fundit e akuzoi konkurrentin se “e ka përdorur” për të bërë xheloze shoqen e saj.

Nga ana tjetër konkurrenti i ka rikujtuar momentin kur Alesja e përshty në studio në punatat gjatë javës, ndërsa ajo i theksoi përsëri faktin se ai e ka mashtruar dhe “e ka merituar” atë veprim.

Përballja mes tyre nuk u mbyll mirë me komente të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Përballja:

Astriti: Duke nisur nga daljet tona. Ti vërtet ishe pëlqimi im. Unë për asnjë moment nuk të kam përdorur, nuk të kam ulur poshtë. Kur të gjithë të kanë sulmuar unë të kam mbrojtur. Kur ti thuash dikujt mashtrues duhet të kesh shumë fakte. Dhe ajo pjesa që më ke pështyrë? A e di kush pështyhet? Njerëzit më të ulët në botë pështyhen.

Alesja: Në atë moment ashtu mu duke.

Astriti: Çfarë të duket vetja ty?

Alesja: Një vajzë e thjeshtë që kishte një pëlqim për një djalë.

Astriti: A mendon se e ka parë familja ime këtë pjesën që ke pështyrë ti?

Alesja: Patjetër që e ka parë edhe familja ime dhe e jotja. Familja ime e ka parë qe ke marrë në takim vajzën, shumë mirë. Edhe more në takim Rrushen edhe i the që unë dola me Alsjan që të të bëja xheloze ty. Në momentin që një person është i përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme, ai është veprimi më i pakët. E meritoje, dhe të çohesha në këmbë dhe të ta bëja përballë, e meritoje shqeto fare.

Astriti: Po çfarë arsye ke ti, ti dy takime ke bërë me mua?

Alesja: Po më ke përdorur, i ke thënë Rrushes në takim që “përdora Alesjan”

Astriti: Pse ti s’më ke përdorur mua për të bërë xheloze Rrushen?

Alesja: Pse të bëj shoqen time xheloze. Nuk kam arsye të zihem me shoqen time.

Astriti: Më vjen inat që jam përballë teje, nuk të shikoj dot me sy. Ke bërë gjestin më të ulët në botë. Kush erdhi pas teje kur ike ti nga studio?

Alesja: Erdhi Rrushja, Efi, ty s’të kam parë fare.

Astriti: Unë isha pranë teje.

Alesja: Ajo ishte situata ime më e keqe dhe ndodhi nga pëlqimi që kisha për ty.  Kë telefoneve të parin pasi ike nga studio? Pasi ka ikur nga studio atë dite ka hedhur në story shokët e Albit. Ai djali që ka postuar videon më tha që “më kanë porositur.”

Astriti: Unë nuk kam asnjë lidhje me Albin.

Alesja: Prandaj telefonon atë kur ikën nga studio. Nuk e mendoja që je ai lloj tipi që more shoqen për të bërë xheloze shoqen tjetër. Shfrytëzove rastin dhe më përdore mua për të bërë xheloze shoqen tjetër.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃