Ditën e sotme teksa fliste në Kongresin e PS, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se duhet t’i qepemi torbave prej cope.

Kumbaro foli edhe për gjoba për ata që i përdorin pasi ligji për mos-përdorimin e qeseve plastike është miratuar.

Ajo citoi pyetësorët e Këshillimit Kombëtar pasi sipas sondazhit të fundit, 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

“Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.”– tha Kumbaro ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃