[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Nigeriani Victor Osimhen mund të largohet nga skuadra e Napolit gjatë kësaj vere, raportuan mediat italiane të martën.

Por skuadrat e interesuara për transferimin e tij do të duhet të ofrojnë 120 milionë euro. Ky është çmimi që Napoli i ka caktuar sulmuesit nigerian pas interesimit të Manchester Unitedit, Arsenalit e Newcastlet. Te Napoli janë të gatshëm ta lirojnë Osimhenin, të cilin do ta zëvendësonin menjëherë me Luca Scamaccan e Sassuolos.

Osimhen 23-vjeçar ka treguar paraqitje të mira këtë sezon te Napoli, duke shënuar 15 gola në 25 ndeshje. Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Lille.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃