Pronari i një servisi në Peshkopi është vënë në pranga nga policia për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi makinash u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.

Njoftimi:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃