PanoramaPlus.al/ Adrola Dushi këto kohë ka marrë një pushim nga angazhimet si modele duke u fokusuar më shumë te jeta e saj personale që është e ndarë mes SHBA ku ka familjen dhe Shqipërisë. Ajo ka folur së fundmi rreth momenteve më të vështira të jetës së saj, suksesin më të madh por edhe projektet e reja.

adrola dushi (3)

Modelja realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu është përgjigjur edhe pyetjeve që kanë të bëjnë me jetën e saj private.

Një nga ndjekësti e saj e pyeti Adrolën për momentin më të vështirë të jetës së saj.

“A ke pas rast që je dorëzuar ndonjëherë dhe s’ke pasur më shpresa?”– ishte pyetja e ndjekësit.

“Ka patur raste kur jam ndierë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesi më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e rishesh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ken ë jetë për t’u niderë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur.”- u përgjigj modelja.

Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe projektete që po planifikon për të ardhmen, por nuk dha detaje.

Pyetje: A do të kemi një risi së shpejti nga ti?

“Ka kohë që po punoj për një projekt i cili ju përfshin edhe ju por akoma nuk jam gati të flas për të. Shpresoj shumë që të mirëpritet nga të gjithë kurdo që të jetë momenti të dalë në dritë.”

Në lidhje me suksesin më të madh në jetë, Adrola tregoi se nuk ka të bëjë aspak me modelingun, duke thënë sigurisht emrin e djali të saj Troit.

Pyetje: Çfarë mendon se mund të quhet sukses i vërtetë në jetë?

“Mënyra se si më shohin sytë e Troit.”

Si një nga femrat më të bukura në Shqipëri, një ndjekës i drejtoi një pyetje që ka lidhje me këtë fakt.

Pyetje: Nëse je femër kaq e bukur a ka shance që ta lëndojnë dhe ta tradhtojnë (në çdo kuptim.)?

“Nuk është bukuria ajo që na përcakton si njerëz. Gjithsesi nuk besoj se ka rëndësi sa i/e bukur je apo sa fantastik je ti si njeri që të të tradhtojnë apo lëndojnë. Njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre duke u bazuar në mënyrën se si janë ata dhe jo se si është personi që kanë përballë. Kështu që nuk duhet ta merrni personale zgjedhjen e personit që merr vendime të tilla.”

adrola dushi (5) adrola dushi5 adrola dushi6 adrola dushi1 adrola dushi2 adrola dushi3 adrola dushi (7)

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃