PANORAMA PLUS/ Tenisti Arbër Sulstarova u bë pjesë e “Big Brother VIP” këtë edicion. Ndonëse rrugëtimi i tij zgjati vetëm pak javë ai u përfshi në disa situata shumë të komentuara.

Capture

Ashtu si për ish-banorët e tjerë, edhe për Arbrin dhe marrëdhëniet e tij me VIP-at e tjerë ka goxha interes. I ftuar në RTV Ora në një intervistë për “Ditë e re”, Arbëri foli për eksperiencën e tij për të cilën tha se nëse do e kthente kohën pas do ishte më debatues.

Publiku duhet të njohë edhe personazhe që mbase nuk janë të ekranit por kanë përfaqësuar Shqipërinë në sport, në art etj. Imazhi im mendoj se doli shumë mirë. Dhe pjesa e tenisit që ishte kryesori. Unë e shihja nga ekrani dhe thoja: “Pse bëjnë kështu këta”. Unë isha më shumë serioz sesa show-man. Isha shumë i ngurtë fillimisht, por pastaj u ambientova. Më është bërë kritikë që duhet të isha bërë më kundërshtues në disa momente siç ishte penalizimi që mu bë. Duhet të isha më debatues në disa gjëra. Jam shumë kritikë jashtë.”-tha ai.

Një nga situatat më të komentuara ka qenë edhe ajo me Xheisara Friskun. Gjatë një momenti në dhomën e rrëfimit kjo e fundit e preku pa vetëdije në këmbë tenistin. Por ai nuk e priti mirë, duke iu kthyer ashpër që mos ta prekë më. Më pas ai tha se është në një lidhje dhe do që të respektojë të dashurën. I pyetur sot se çfarë i ka thënë e dashura për këtë moment, Arbëri tha se nuk e kanë diskutuar fare.

© Panorama.al

Te lidhura


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃