“Nuk e kuptoj si shkoi nga këngët e Pirro Çakos në këtë pikë”/ Pse njerëzit janë të irrituar me këngën e re të Xhensila Myrtezajt?

PANORAMA PLUS/ Njerëzit nuk janë aspak të lumtur me ndryshimin e Xhensila Myrtezajt në këngën e saj më të fundit dhe nuk kanë ngurruar të shprehin hapur kritikat e tyre.

Kjo pasi, komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të Xhensilës, janë të pakënaqur, me tekstin e “Ale Ale”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouTube.

Pak orë pas publikimit të këngës në YouTube, një nga komentet me më shumë pëlqime është ky:

“Si të ta shpjegoj domethënë që është këngë e lezetshme, kërcehet, ka ritëm, por pas kësaj nuk besoj se do kërkoj ta dëgjoj më. Domethënë e dëgjueshme vetëm një herë dhe aq ngel aty.”

Pjesa më e madhe e tyre nuk e përqafojnë dot stilin e saj të ri. Ja disa nga komentet:

“Dikur kishe lezet ishe vetvetja. Me këtë këngë aspak vetvetja.”

“Më mungon Xhensila e mëparshme, e thjeshtë, e ëmbël.”

Vlen të theksohet se Xhensila nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve, mirëpo ky fakt nuk e justifikon tek dëgjuesit.

“Teksti skandaloz. Po zvërtitet shumë Xhensila me këto këngët e fundit. Më shumë i jep rëndësi klipit, do të tregojë linjat e trupit dhe veshjen sesa i kushton vëmendje tekstit dhe muzikës. Shumë keq. Të gjitha këngët e para të saj ishin hit. Të kënaqej shpirti kur i dëgjoje.”

Ndërkohë, të tjerë janë zhgënjyer edhe nga videoklipi dhe janë të mendimit se ajo i kushton më shumë rëndësi videoklipit se tekstit:

“Shumë zhgënjim kjo këngë. Më shumë i ka kushtuar rëndësi pamjes sesa këngës dhe zërit. Ky lloj zhaneri nuk i përshtatet fare. Kishte lezet më parë. Këngë e dështuar përfundimisht. E dëgjova sa për të shuar kuriozitetin dhe nuk e dëgjoj më.”

“T’i kishe kushtuar më shumë rëndësi këngës sesa dukjes do ishte hit veror”

“Akoma nuk e kuptoj si vajti nga këngët e Pirro Çakos në këtë pikë”

“Kishte lezet më parë kjo ishte e thjeshtë në klipe dhe këngët i qante”.

“Ka humbur stili që kishte dikur si në këngë si në paraqitje. Dikur kishte stil unik dhe tekstet i kishte plot kuptim”.

  

Nuk mungojnë kritika edhe më të ashpra të tipit “Sa palidhje!” Prej disa kohësh, Xhensila ka nisur të eksperimentojë, duke dalë nga kornizat e vajzës së ëmbël me veshjet karakteristike në çdo videoklip, e me tekstet “soft”, duke ardhur shumë më ndryshe dhe “wild”. Një dëgjuese e zhgënjyer shkruan:

“Xhensila ka ndryshuar shumë. Më parë konkurronte me talent, tani shfaq vetëm format. Zëri shumë autotune. Okay i përshtatet tregut por ky lloj stili është për ato që nuk kanë vokal për të ofruar por thjesht trup”.

VIJON…LEXO LAJMIN E PLOTE NE PANORAMA PLUS (KLIKO KETU)

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃