[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Çështja e rinovimit të Salah me Liverpool duket të jetë mëse e komplikuar, gjë që e tregojnë dhe deklaratat e fundit të egjiptianit për “Sky Sports Uk”, ku tregon situatën delikate mbi rinovimin dhe ngre dyshime mbi të ardhmen e tij.

“Nuk mund të them as po as jo. Kam thënë shumë herë se dua të rinovoj, por ka gjëra që njerëzit nuk i dinë. Nuk është një situatë për t’u diskutuar tani, është një moment delikat, sepse skuadra fiton dhe nuk dua të bëhem lajm me rinovimin tim.

Përqendrohem vetëm te skuadra dhe kaq, nuk është momenti për t’u treguar egoist”, u shpreh Salah, i cili do të impnjohet këtë fundjavë në përballjen Manchester City-Liverpool.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃