Mbrëmjen e kaluar, kancelari i gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi u dhunua barbarisht pasi kishte dalë nga lokali dhe po shkonte në shtëpi. 51-vjeçari ka mbërritur në spitalin e Elbasanit i plagosur rëndë por nuk ka pranuar t'i rrëfejë policisë se çfarë ka ndodhur dhe kush e ka sulmuar. Mësohet se dy persona që ende nuk janë identifikuar kanë parkuar mjetin e tyre në hyje të rrugës “Egnatia” dhe me shpejtësi kanë arritur te 51-vjeçari dhe e kanë goditur me sende të forta. Më pas, ata janë larguar në drejtim të paditur.

Një dëshmitar në vendngjarje ka rrëfyer për mediat se Sulkuqi është dëgjuar duke rënkuar: “ Oh moj nëna ime”. Por edhe pse i plagosur rëndë Sulkuqi ka dashur t'iu fshihet banorëve të lagjes “Kala” dhe ashtu siç ka qenë i gjakosur është ngritur në këmbë dhe është fshehur në një rrugicë tjetër. Por pasi ka parë se gjendja e tij është rënduar ai ka mbërritur në spital dhe kanë qenë mjekët ata që kanë njoftuar policinë.

Në lidhje me këtë ngjarje po hetohen dy pista: ajo e sulmit për shkak të detyrës por edhe për motive personale. Duke kujtuar se Sulkuqi ka refuzuar të tregojë çfarë i ka ndodhur, policia ka dyshime se ai e di kush e ka sulmuar. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë por identifikimi i autorëve ende nuk është bërë. Disa persona janë shoqëruar deri tani, por pasi janë pyetur mbi ngjarjen ata janë lënë të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃