Një i vdekur, një i intubuar dhe katër të djegur janë raporti tragjik i zjarrit që ra mëngjesin e sotëm në spitalin Papanikolaou në Selanik. I vdekuri është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës së Mushkërive, në krahun e Covid-it nga ku ka rënë zjarri. Në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar ndërsa zjarri është vënë nën kontroll. Sipas dëshmive të pacientëve, diçka si një shpërthim është dëgjuar nga celulari i një pacienti para se të shpërthejë zjarri, ndërsa drejtori i klinikës së Covid tha se një pacient i vuri flakën.

Një pacient që po trajtohej për koronavirus me siguri i vuri flakën.

Sipas tij, kjo lëvizje e pacientit nuk është perceptuar dhe kështu zjarri është përhapur me shpejtësi në pallatin trekatësh, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Tymi është shumë i dendur dhe për momentin nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët.
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃