Pas Tropojës, zbulohet një shtëpi bari edhe në Tiranë

Pak më herët u njoftua se një shtëpi bari është zbuluar në Tropojë. Ndërsa tani bëhet me dije se një tjetër banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në Kashar, Tiranë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se operacioni vijon ende dhe janë sekuestruar disa sasi kanabisi dhe janë shoqëruar disa persona.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në Tiranë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 disa persona. Ndërkohë që vijojnë veprimet hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.6.
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃