PANORAMA PLUS/ Që pas daljes nga “Për’puthen”, Tea Trifoni ka qenë ndër personazhet më të ndjekur. Pas historisë së trilluar me Andin, ajo pranoi raportin me djalin nga Kosova, Beartin, ashtu si pranoi pak muaj më vonë edhe ndarjen nga ai.

teaa-t

Por jeta e saj mori tjetër rrjedhë, kur ish-konkurrentja u pozicionua si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”. Kjo eksperiencë i dha mundësinë Teas të ishte më afër fansave të saj, por edhe të ishte më e hapur për jetën private.

Por duket se me largimin nga ky format, ka pasur ndryshime edhe në jetën private. Tea i ka dhënë fund lidhjes që kishte nisur pak muaj më parë. Ishte pikërisht miku i saj nga “Përputhen”, Fation Kuqari ai që bëri ‘shkuesin’ për Tean dhe mikun e tij nga Fieri.

Në një rrëfim të sajin, ajo tregoi se të dashurin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun. Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu, Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

LEXO LAJMIN E PLOTË TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃