Një pikturë e rrallë e Mikelanxhelo, e zbuluar në vitin 2019, do të dalë në shitje muajin e ardhshëm dhe mund të arrijë deri në 30 milionë euro (33 milionë dollarë), tha të martën shtëpia britanike e ankandeve.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_220405214238-michelangelo-drawing-040522

Piktura, u shit në vitin 1907 në Paris dhe u atriubuua si një vepër e shkollës së Mikelanxhelos.

Ajo u “harrua” deri në vitin 2019, kur një specialist i Christie’s e njohu atë si një nga veprat e artistit.

“Ky vizatim mendoj se është një nga zbulimet më emocionuese të bëra në fushën e vizatimeve të Mjeshtrave të Vjetër në një kohë të gjatë,” tha Stijn Alsteens, kreu ndërkombëtar i Christie’s i departamentit për vizatimet e Mjeshtrave të Vjetër.

Vepra ishte cilësuar një thesar kombëtar francez, gjë që e pengoi atë të shitej jashtë vendit, por qeveria franceze kohët e fundit e hoqi përcaktimin, duke lejuar që vizatimi t’u ofrohej koleksionistëve kudo në botë, tha Christie’s.

Vizatimi është planifikuar të ekspozohet në Hong Kong dhe Nju Jork përpara se të dalë në ankand në Paris më 18 maj.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃