“Pinte kokainë, më vuri armën në kokë”- Rob Kardashian dëshmon në gjyqin kundër ish-partneres: Më ka rrahur të paktën 5 herë

Panorama Plus/ Beteja ligjore mes Rob Kardashian dhe ish të fejuarës së tij Blac Chnyas, ndërsa gjatë gjyqit janë bërë përsëri deklarata tronditëse.

Teksa avokati i Chyna filloi të tregojë fakte se Rob nuk kishte asnjë shenjë në fytyrën e tij, pas dyshimeve se ajo e ka sulmuar me një shufër metalike, Rob tha, “Mos u përpiq ta bësh që të tingëllojë sikur nuk ndodhi… Nuk kishte shenja në fytyrën apo qafën time, por kjo nuk do të thotë se nuk ndodhi.”

Ai foli gjithashtu për fotot që Chyna kishte postuar kur të dy ishin bashkë, ku dukeshin sikur ishin në një lidhje të lumtur,duke thënë se ata ishin kryesisht ideja e saj për t’u dukur në mediat sociale.

Rob Kardashian tha se marrëdhënia e tij me Blac Chyna filloi kur ai po kalonte periudhën më të keqe të jetës së tij dhe shtoi se nuk e donte atë kur u fejuan.

Ai tha se gjërat në marrëdhënien e tij me Chyna-n ndodhën shpejt dhe mendoi se ajo ishte e duhura për të, sepse ajo e pranoi atë kur ai po kalonte “pikën e tij më të ulët”.

Ai dëshmoi se gjërat ndryshuan shpejt kur i kërkoi të martohej me të:

“Nuk ishte dashuri e vërtetë. Unë pata një fëmijë me këtë vajzë.”- tha ai gjatë dëshmisë së tij.

Rob dëshmoi se Chyna e kishte rrahur atë të paktën 5 herë gjatë marrëdhënies së tyre. Ai vazhdoi, “Kam pasur një armë në kokë disa herë nga kjo grua. Kjo nuk është dashuri.”

Rob gjithashtu foli për natën kur Chyna dyshohet se e tentoi ta mbyste me një kabllo telefoni, duke thënë se ajo kishte pirë kokainë gjithë natën. Ai tha se incidenti bëri që ai të punësonte sigurim me kohë të plotë nga frika për jetën e tij dhe për vajzën e tij, Dream.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃