Po priste barin me motorrkorrëse, humb jetën fermeri në Roskovec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Roskovec. Mësohet se një 50-vjeçar duke drejtuar një motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Fier:

Informacion paraprak/ Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃