Një 45-vjeçar shqiptar me origjinë nga Durrësi ka humbur jetën në mënyrë tragjiike në një aksident në Itali. Mediat lokale bëjnë me dije se biznesmeni shqiptar Lorenc Beqari ishte duke shkuar për tek e dashura e tij, kur pasi humbi kontrollin e “Alfa Romeo”-s, përfundoi mes pemëve dhe ferrave pranë bregut të lumit Ronco. Aksidenti ndodhi në Via Ravegnana në kufirin midis provincave Forlì-Cesena dhe Ravenna, ndërsa moti ishte i keq me reshje të forta shiu. E dashura e tij Sandra Tampieri ka shkruar në "Facebook" se në momentin që ai s'po i përgjigjej në telefon ajo ishte shqetësuar shumë dhe kur kishte dalë në rrugë kishte parë që rruga ishte bllokuar për shkak të një aksidenti dhe viktima ishte i dashuri i saj Lorenco.

Miqtë sot është një ditë që dua të vdes. I dashuri im ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 7.30, ka bërë një aksident automobilistik rrugës nga Ravenna në drejtim të Forlit. Une pas 1 ore qe ai nuk pergjigjej ne telefon hipa ne makin dhe arrita ne Ravengnana. Ka qenë policia që ka bllokuar rrugën dhe kam pasur një ndjenjë të tmerrshme. Kishte vdekur Lorenzino im, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të mirë të jetës sime, atë që e doja mbi veten time dhe që më donte dhe donte të jetonte pjesën tjetër të jetës për mua. Më çuan në spital, e dija lajmin dhe sot në mëngjes shkova te prindërit e tij sepse ato janë familja ime tani.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃