[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Pep Guardiola nuk arrin ti besojë syve, se si një kuadër në 2022, luan në atë formë si Atletico Madrid, mbrohen me 10-të lojtarë, por nuk i paragjykon pasi në fund të fundit, atë gjë dinë ta bëjnë shumë mirë, është mënyra e tyre e të luajturit futboll:

“Nuk gjykoj sjellën e të tjerëve. Ata mbrojnë shumë ngushtë, në 20-25 minutat e fundit luajtën me 5-5-0. Në pjesën e parë luajtën me 5-4-1, mbrohen shumë mirë. Janë mjeshtra për këtë. Më vjen keq që nuk arritëm të shënonim dhe një gol, sido të ishte në ndeshjen e kthimit na pret një betejë e vërtetë”, u shpreh Pep Guardiola në konferencë për shtyp.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm ashtu siç e kishim menduar, nuk arritëm të dilnim përpara. Në pjesën e dytë ishim pak më mirë. City është skuadra më e mirë në botë, në shtëpinë e tyre ata bëjnë 60 gola në 20 ndeshje. Çdo skuadër luan sipas mënyrën së tyre, për të arritur rezultat, sigurisht tani do të jetë më e vështirë në ndeshjen e kthimit”, theksoi ndër të tjera Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃