Sipas raportimeve të mediave lokale, Princ Valentino Corleone është dërguar në paraburgim me një afat 1-mujor në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Ai akuzohet për kanosje ndaj të atit të cilin e kërcënoi t’i lironte shtëpinë, ose do e zhdukte.

Sipas informacioneve, Corleonen e kanë refuzuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë me motivin se nuk kanë patur vende të lira.

Prokuroria kishte kërkuar futjen e tij në psikiatri me qëllim që të mbahej nën vëzhgim.

HISTORIA ME TË ATIN

Corleone mësohet se ka hyrë në banesën e të atit duke e kërcënuar: I ki afat 24 orë me ma liru shpinë se di çka të gjen!

Ky i fundit i frikësuar, është larguar dhe e ka kallëzuar penalisht në polici.

Pasi të dalë nga ambientet e burgut, Corleone sërish nuk do të mund të takojë familjarët e tij për shkak se ka marrë një urdhër-ndalimi nga Gjykata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃