Publikohen pamjet/ Si 22-vjeçari shqiptar rrëmbeu për 30 minuta të renë greke

Janë publikuar pamjet e kapura nga momenti i rrëmbimit të një 15-vjeçareje greke nga një 22-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes së kaluar. Në pamje shihen lëvizjet e vajzës dhe të riut shqiptar, pak orè para se familja të bënte denoncim në Polici.

Videoja e publikuar nga emisioni “Tlive” e Alpha-s, nga kamera, tregon rrëmbimin e 15-vjeçarit në zonën e Aspropirgos. Sipas videos, vajza ka pritur kthimin e 22-vjeçarit për rreth gjysmë ore. Janë këto 30 minuta që rezultuan “shpëtimtare” për vajzën e re, pasi mjaftuan që punonjësit e karburantit ta kuptonin se kush ishte.

Disa minuta më vonë një makinë me ngjyrë të zezë mbërrin në vendngjarje dhe vajza hyn brenda saj. Por kjo gjë është vënë re nga një punonjës i karburantit, i cili më pas ka njoftuar autoritetet.

Por vajza është gjetur falë bisedave në rrjetet sociale, pasi autoritetet gjetën tre persona që akuzohen për rrëmbim. Tre të arrestuarit janë mikesha e saj 17-vjeçare, nëna e kësaj të fundit e cila e priti vajzën në shtëpinë e tyre dhe 22-vjeçari me origjinë shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃