Reagon gruaja që gjeti unazën në Bllok: S’kisha besim te stafi i lokalit që ta lija, jam gati ta kthej

Gjatë mbrëmjes së djeshme publikuam një video të kapur nga kamerat e sigurisë në një tualet të një lokali në Bllok, ku një qytetar shkruante se e fejuara e tij kishte harruar unazën e fejesës dhe atë e kishte marrë një grua pa kontaktuar me stafin për ta dorëzuar apo me policinë. Qytetari kërkonte ndihmë për të identifikuar zonjën.

Por pak më parë ka reaguar vetë gruaja që gjeti unazën. Ajo thotë se është e gatshme ta kthejë atë, ndërsa sqaron se e mori unazën për shkak se nuk kishte besim te stafi i lokalit. Ajo kërkon që personi që i ka humbur unaza të kontaktojë me të.

Zonja shkruan:

Mirêmbrema. Ska nevoje te identifikije njeri personin. Une jam zonja qê kam gjetur unazen sot. Por sigurisht qe nuk mund ta lija ne ambiente qe nuk kisha besim tek stafi i lokalit. sepse e pashe qe kishte kamera dhe mund ta kerkonin e mos ia jepnin. ne fund te me ngelej sikur e kisha marre une dhe dikush tjeter ta fuste ne xhep. Per kete arsye po ju shkruaj. Personi te me shkruaj ne privat qe te marre unazen qe neser.
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃