[ SHIKO SPORT ONLINE ]

C.Ronaldo, si rrallë herë në karrierën e tij, u bë protagonist i një gjesti aspak të hijshëm teksa i përplasi telefonin në tokë një tifozi gjatë kohës kur po i drejtohej dhomave të zhveshjes, pas humbjes që Man.United pësoi në transfertë përballë Everton. CR7 dukej i tërbuar, imazhi i tij reflekton edhe një herë se ylli portugez nuk është aspak i lumtur në këtë rikthim në “pallatin e ëndrrave”.

Gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve pasi tani “djajtë e kuq” rrezikojnë të mbesin jashtë Champions, madje edhe jashtë Evrope. Në këto kushte, duket shumë e vështirë që Ronaldo të qëndrojë më gjatë te Man.United pavarësisht se ka një kontratë deri në 2023.

Sipas Manchester Evening News, Ronaldo nuk po arrin të përshtatet si duhet me lojtarët, me stafin me ambientin, arsye të forta këto për shkuar drejt një largimi në fund të sezonit. CR7 mbetet në kërkim të një aventure të re në një kohë kur United nuk i ofron mundësinë për të konkurruar për trofe.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃