Në maj të vitit 2020, në një spital në Spanjë ndërroi jetë Saimir Sula, shqiptari 31-vjeçar që pas vdekjes u zbulua nga mjekësia ligjore shqiptare se shqiptarit i mungonte zemra. Sula ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa në vitin 2020 ka marrë ekzaminim mjekësor në Barcelonë por më pas ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Sipas të afërmve të Sulës, mjekët spanjollë nuk kanë lejuar që të shohin trupin e pajetë të Saimirit. Kështu familja Sula, ka pezulluar për disa ditë zhvillimin e ceremonisë së varrimit, duke depozituar një kallëzim penal në polici, për mungesën e zemrës së Saimirit.

Pas kësaj në shkurt të 2021, në Prokurorinë e Tiranës u nis një hetim lidhur me “shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”. E motra e të ndjerit, Majlinda, ka dy vite që troket në dyert e drejtësisë në Spanjë dhe në Shqipëri, për të zbardhur të vërtetën, për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur të vëllait.

Pas një kohe të gjatë autoritetet në Spanjë e kanë informuar se zemra e Saimirit ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore, por Majlinda nuk beson që është e të vëllait të saj ndaj kërkon të bëhet ADN-ja në Shqipëri, pasi Spanja nuk e lejon.

Majlinda:

Pas një viti mjekësia ligjore na nxori një zemër që teorikisht pretendon se është e Saimirit. Ne na lindim dyshimet, se fillimisht data, janë 22 prill, kur Saimir ishte gjallë, pra ndërroi jetë më 9 maj. T’i sillet zemra e Saimirit në Shqipëri dhe të bëhet ADN këtu, meqë shteti spanjoll nuk pranon të bëjë ADN. Me domosdo duhet të kërkojmë ADN, që ta konfirmojnë nëse është e Saimir apo i përket dikujt tjetër.

Majlinda, e cila është e shqetësuar, deklaron se ka 20 ditë që sorollatet në dyert e institucioneve, prokurorinë e Tiranës, Ministrinë e Drejtësisë apo Ministrinë e Jashtme, por ende nuk di nëse letërporosia është nisur drejt Spanjës.

Majlinda:

Kam 20 ditë që sorollatem, më është thënë sot nesër, por ende nuk e di nëse është dërguar kjo letërporosi. Avokati im mendon se duhet të niset në mënyrë urgjente, pasi spanjollët kërcënojnë të hedhin zemrën, pra ajo është prova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃