Serbia në panik: Putin njohu Kosovën, vëllezërit rusë na goditën me thikë pas shpine

Mediat serbe kanë kritikuar deklaratën e fundit të Vladimir Putin, ku krahasoi rajonet e Donetsk dhe Luhansk me Kosovën. Kjo bëri që serbët të shqetësoheshin, ndërsa shumë gazeta serbe kanë nisur ta pasqyrojnë këtë deklaratë të Putin në mediat e tyre si diçka shumë shqetësuese.

Sipas mediave serbe, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, të mbajtur në tryezën e famshme të madhe të bardhë, presidenti rus Putin u përpoq gjithashtu të shpjegonte pse ai njohu dy rajonet në Ukrainën lindore që kishin shpallur pavarësinë.

Sipas mediave serbe ai iu referua precedentit të Kosovës, teksa shkruajnë se me këtë veprim ai poshtëroi presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka shpresa të mëdha te Putini kur bëhet fjalë për përpjekjet për të penguar Kosovën që të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.

Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR) janë bërë të pavarura në analogji me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën”,– tha Putin.

Ndërkohë Informer sjell kopertinën ku shkruhet se : “Konflikti botëror mbi kurrizin tonë: Putin po luan në Kosovë”.

Tabloidi Alo shkruan: “Festimet në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.

Telegrafi sjell një kopertinë me një foto të Putinit, me mesazhin: “Kështu është o vëllezër rusë? Putin i goditi Serbisë pas shpine!

Blic sjell një kopertinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃