Sherr me thika mes kunetërve në Durrës

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale F.H ka goditur me thikë kunatin e tij. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa F.H është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃