Panorama Plus ka publikuar gjatë ditës së djeshme një lajm në lidhje me jetën e re të Keisit, ish-bashkëshortes së reperit Stresi, e cila pas ndarjes është rikthyer në Kanada, duke punuar si kamariere në një “night club.”

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka reaguar përsëri në mbrojtje të ish-bashkëshortes së tij.  Ai ishte i ftuar në një intervistë gjatë pasdites së sotme, ku foli edhe për lajmin e publikuar nga Panorama Plus, për jetën e Keisit në Kanada.

Ai tha se ka qenë në dijeni të punës së saj, e cila sipas tij ka shumë të ardhura, megjithatë gjatë kohës kur ishin bashkë ai shprehu se ka insistuar që të mos punonte.

“Kam shumë shoqëri ne Kanda dhe shumica e vajzave kanë atë punë sepse ka shumë të ardhura. Sepse marrin bakshish. Aty për shembull mund të shkojë deri në 500 euro në ditë. Unë e kam ditur dhe mua nuk më ka penguar puna e saj. Atë e ka penguar puna ime. Ka qenë në punë dhe kur ishim bashkë dhe unë insistoja që mos të punonte por ajo e tillë është.

Normal që e mbroj. Do e mbroj gjithmonë vajzën me të cilën kam jetuar 7 vite. Unë mbroj shokët e jo më atë. Sepse mënyra si është gjykuar të gjithë duhet ta mbrojnë.”– tha Stresi në “Ftesë në 5.”

Reperi shtoi se pavarësisht se familja e Keisit është e pasur, ajo mundohet të jetë e pavaruar dhe të ketë “lekët e veta.” Ai tha gjithashtu se ish-partnerja e tij punon prej 6 vitesh në atë club dhe se nuk ndihet përgjegjës për lajmet që shkruhen për të.

“Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpinë e saj në Toronto. Nuk është e lehtë të kesh shtëpi në Toronto sepse duhet të kesh punuar gjithë jetën. Gjithë jetën familja e saj ka qenë e pasur, por asaj nuk i intereson çfarë ka familja. Mundohet të punojë e të nxjerrë vetë lekët. Ka 6 vite që punon aty. Nuk po e mbroj por ka patur të gjitha kushtet. Nuk ndihem përgjegjës sepse nuk është përgjegjësia imë që shkruajnë për të. Nuk do lejoj askënd që ta sulmojë.”– u shpreh ai.

Pasi lajmi u shpërnda me shpejtësi në rrjet, edhe Stresi reagoi menjëherë ditën e djeshme përmes një komenti ku tha se “shumica e vajzave në Shqipëri shkojnë me moshën e babait të tij.”

“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, shkroi Stresi në komentin për lajmin ku duket disi i revoltuar.

Ai ka sqaruar ditën e sotme këtë deklaratë duke thënë se ky është realiteti dhe shtoi se modeli i ish-bashkëshortes së tij Keisit është për t’u vlerësuar.

“Unë dal vetëm natën. Na vjen apo jo keq. Pyt këdo artist do të thonë kështu. Mund të jem nxituar por unë nuk dal dot jashtë realitetit. Mund të më kthehet gjithë Shqipëria kundër por unë këtë do them. Modeli i Keisit është për tu vlerësuar. Nuk ndiqet ky model. Mosha e të drejtës në Shqipëri është poshtë 17 vjeç. Unë kam dashur të them shumicën në pah.”

Kujtojmë se edhe vetë Keisi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar. Në një status në Instagram ajo shkruan se asnjëherë nuk e ka mohuar punën që bën e madje ka punuar që 18 vjeç.  Më pas ajo sqaroni edhe se gëzon dhe do gëzojë gjithmonë respekt për Stresin, ish-partnerin e saj, duke bërë me dije se kanë raporte shumë të mira edhe pas ndarjes.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃