Sugjeroi një recetë gatimi për Iftar, ja gafa që bëri Arbana Osmani në muajin e Ramazanit

Panoramaplus.al/ Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është goxha aktive në rrjetet e saj sociale teksa shpesh herë ndan me fansat e saj receta të ndryshme gatimi të cilat jua sugjeron t’i provojnë.

Së fundmi Arbana iu ka sugjeruar fansave të saj të provojnë një recetë gatimi për Iftarin. Receta përmbante mish derri dhe verë të bardhë. Mirëpo dashur pa dashur moderatores i ka shpëtuar fakti se myslimanët nuk mund të konsumojnë mishin e derrit apo të pijnë alkool, aq më tepër gjatë muajit të Ramazanit.

“Ta keni si ide dhe për iftar me që shume mi kërkoni recetat para iftarit”, ka shkruajtur Osmani krahas videos që ka postuar duke treguar sesi përgatitet ushqimi.

Arbana i ka fshirë menjëherë postet pasi e ka kuptuar ngatërresën që ka bërë, por fotot janë siguruar nga ‘Express Rozë’.

Ushqimi që ka sugjeruar moderatoja është tagliatelle me lule kungulli, pançetë(mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit) dhe krem djathi.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃