Në një kohë që lufta Rusi-Ukrainë vijon, sulmet në Izrael nuk kanë të ndalur. Në qendër të Tel Avivit janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa dy persona kanë mbetur të pajetë dhe 8 të plagosur. Sipas mediave të huaja sulmi ka ndodhur në një rrugë plot me restorante dhe bare, në disa lokacione. Sulmi dyshohet të jetë terrorist, ndërsa konkretisht ka ndodhur në rrugën Dizengoff. Personi që hapi zjarr është arratisur menjëherë pas sulmit, ndërsa policia u bën thirrje të gjithëve që të largohen nga vendi i sulmit.

Policia kërkon që banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi autori i sulmit endet i lirë në rrugët izraelite dhe kjo konsiderohet si tepër e rrezikshme. Tensionet janë më të larta pasi sulmi mori 2 jetë njerëzish dhe plagosi 11 të tjerë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Protestat e vitit të kaluar dhe përleshjet me policinë gjatë Ramazanit u përshkallëzuan në një luftë 11-ditore midis Izraelit dhe ekstremistit islamik Hamas, i cili sundon në Rripin e Gazës. Në fund të marsit, në qytetin izraelit Bnei Brak u vranë katër persona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃