PANORAMAPLUS/ Moderatorja Fjoralba Ponari ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në publik.

Megjithatë e ka bërë një përjashtim duke ndarë një foto me Françeskon në Instastory. Ata shihen të përqafuar dhe të buzëqeshur teksa ndodhen në shtëpi. Fjoralba nuk i ka vendosur asnjë mbishkrim fotos që flet vetë sa për një mijë fjalë.

Kjo foto vjen vetëm pak ditë pasi Fjoralba tha në një intervistë se mund të martohet këtë vit. E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me partnerin e saj rreth 3 vite më parë duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën fotot dhe u zbulua se partneri i saj është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.

Kohë më parë Fjoralba deklaroi se emisionin e saj “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba asokohe.

Duket se Fjoralba dhe Françesko janë gati për faza më të mëdha në jetën e tyre.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃