Një 36-vjeçar është arrestuar së fundmi në Kukës pasi i ka prerë gishtat bashkëshortes së tij dhe ka tentuar ta vrasë. Mësohet se në fshatin Kryemadh, shtetasi me iniciale B.S pas një konflikti i ka prerë gishtat bashkëshortes së tij me iniciale L.S dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë me armë bashkë me vëllain e saj. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Në kuadër të operacionit policor “Ndërhyrja” u vu në pranga 36-vjeçari që i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë e mbushur me fishekë dhe një thikë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃