Tronditje për botën e krimit, pendohet Nuredin Dumani

Nuredin Dumani është penduar dhe tani ka marrë statusin e të penduarit para drejtësisë. Sipas "BW", Dumani ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe me rrëfimet e tij para hetuesve pritet të zbardh shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin.

Kujtojmë se Nuredin Dumani ka qenë i kërkuar për disa vepra të rënda penale. Ai ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Ai akuzohet si porositësi i vrasjes se vëllezërve Haxhia ne Durrës, në prill 2020 si dhe vrasjen e Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkozës po në Durrës në të njëjtin vit. Po ashtu Dumani është një nga personat e përfshire në grabitjen e parave në Rinas në 9 prill 2019.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃